Tech

Nokia 3310 bëhet me shtëpizë të titanit

Brendi luksoz italian Caviar, i cili merret me prodhimet e telefonave të mençur nga materiali i shtrenjtë, ka prezantuar Nokia 3310 të ri-dizajnuar me shtëpizë prej titani.

Caviar ka nisur të pranojë porosi për modelet ekskluzive Nokia 3310, modeli i parë i së cilës ishte bërë hit në vitin 2000 dhe ishte e njohur për nga bateria e “e pa shkatërruar”.

Kompania ka prezantuare tri modele, ndërsa çmimet e tyre sillen 2.100 deri 2.590 dollarë. Shitja fillon në muajin qershor, transmeton KosovaPress.

Pajisja e re mundëson 22 orë bisedë me një mbushje të baterisë dhe një muaj punë në gjendjen standby. Por, mundësitë e internetit janë të kufizuara dhe posedon kamerë prej vetëm 2 MP.