Sport

Njoftim nga Liverpooli për Coutinhon

Liverpooli ka insistuar se mesfushori brazilian Philippe Coutinho “nuk është në shitje”.

Në një komunikatë të publikuar nga pronarët e klubit, Fenway Sports Group, thuhet se “asnjë ofertë nuk është marrë në konsideratë”.Coutinho ka zgjuar interesim nga Barcelona pas largimit të Neymarit te PSG.