Masao Gunji është një pensionist që e fitoi çmim në Librin e Rekordeve Guiness pasi ka koleksionin më të madh për kukulla në shtëpi.
“Unë isha polic dhe duhet të punoja me rregulla shumë strikte. Unë ndihem i relaksuar dhe i qetësuar kur shoh sytë dhe fytyrën e Hello Kitty. Ky është burimi i energjisë sime,” –tregoi 67-vjecari për BBC.
Masao nga Kina ka shpenzuar çerek milion dollari për të dekoruar shtëpinë e tij me 5 mijë lloje të përmasave të ndryshme të kukullës së njohur për fëmijë.
Yoshiko Gunji është bashkëshortja e tij, e cila tregoi se nuk interesohet më për shpenzimet që ai bën për Hello Kitty.
“Njerëzit duhet të njihen në këtë botë dhe kukulla është arsyeja përse ai mbijeton,” – tha ajo.





















