Aktuale

Njëri nga vëllezërit e vrarë në Malishevë ishte pjesëtar i FSK’së

Në fshatin Plloqicë të Malishevës, rreth orës 1 pas mesnatës, kanë ndodhur disa të shtëna me armë, nga të cilat dy persona mbetën të vrarë. Viktimat, Express merr vesh se ishin vëllezër dhe njëri nga ta ishte pjesëtar i FSK’së.

Njëri nga vëllezërit ka ndërruar jetë derisa është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Malishevë, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë në QKUK.

Inicialet e viktimave janë Sh.M dhe B.M.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se njëri nga viktimat ishte pjesëtar i FSK’së.

the authorE B