Një fabrikë kimike pranë qytetit të përmbytur amerikan të Hjustonit pritet të shpërthejë në zjarr në ditët në vijim.
Gjatë reshjeve të mëdha nga Uragani Harvey, fabrika Arkema në Crosby humbi aftësinë për të ngrirë komponimet kimike që duhen mbajtur të ftohta, raporton BBC, transmeton Indeksonline.
Nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar një shpërthim, tha kompania.
Ndërkaq shërbimet spitalore kanë thënë se janë duke pranuar pacient më simtoma të dhëmbjes së kokës, syve dhe lekurës.
Sipas informatave fabrika ka rrjedhur sasi të kimikateve si pasojë e ngritjes së ujit.
Të paktën 33 njerëz janë vrarë pas stuhisë, të cilën Shërbimi Kombëtar i Motit amerikan.
Ajo ka parashikuar reshje të vazhdueshme mbi Teksasin lindor dhe Luiziana perëndimore.
Furnizimet e energjisë në SHBA janë goditur, si dhe kompanitë e naftës mbyllën rafineritë në zonën e Hjustonit.
Zjarrfikësit do të fillojnë një kërkim derë më derë për zonat e mbytura keq të Hjustonit të enjten, për të shpëtuar të mbijetuarit që janë ende të bllokuar dhe të rimarrin trupat e atyre që kanë vdekur./Indeksonline/