Rajon & Botë

Një tërmet i fuqishëm godet SHBA-në

Në shtetin federal Montana të SHBA-ve është regjistruar një tërmet me magnitudë prej 5.8 ballësh.

Qendra e Hulumtimeve Gjeologjike të SHBA-ve (USGS) njoftoi se tërmeti i cili ka ndodhur 10 kilometra në juglindje të bazës qendrore të qytetit Lincoln, është në thellësi prej 4 kilometrash.

Pas tërmetit i cili nuk shkaktoi pasoja në njerëz dhe dëme materiale u ndie edhe një lëkundje.

Tërmeti është ndier edhe në kryeqytetin e shtetit në Helena, i cili ndodhet 55 kilometra nga baza qendrore.

the authorE B