Mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Suhodoll në veri të Mitrovicës janë dëgjuar të shtëna me armë, të cilat lanë të plagosur një 21 vjeçar.
Metro mëson se bëhet fjalë për një serb me emrin Aleksandar Jevtic, shkruan gazetametro.net.
Sipas burimeve brenda Policisë, ai është gjuajtur nga një veturë ‘Golf 4’ që ishte duke lëvizuar nëpër rrugët e Suhodollit.
Metro merr vesh se serbi i plagosur kishte kërkuar ndihmë tek një familje shqiptare, e cila ia kishte dhënë ndihmën e parë derisa kishte mbërritur ambulance.
Sidoqoftë, akoma nuk dihen motivet e plagosjes, mirëpo dihet se raportet mes shqiptarëve dhe serbëve janë acaruar kohëve të fundit pas ndeshjes Zvicër-Serbi.
Edhe një shqiptar ishte sulmuar nga një grup serbësh ditën e shtunë, i cili pësoi lëndime të rënda.