Të hënën në rrugën “Igballe Berisha” në Prishtinë, një person ka rënë nga kati i tretë në rrethana të panjohura gjersa ishte duke punuar në një objekt banimi.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, njofton Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit është arrestuar pronari i kompanisë së ndërtimit dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.