Aktuale

Një fëmijë në Prishtinë kafshohet nga qeni

Një femër nga Prishtina ka raportuar në Polici se fëmija i saj është kafshuar nga një qen.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lec Gradica” në Prishtinë ndërsa sipas ankueses fëmija është kafshuar nga qeni i të dyshuarës, shtetase e huaj.Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

the authorE B