Zyrtari i AAK’së, Muharrem Nitaj sërish ka kritikuar sistemin zgjedhorë në Kosovë.
Ai thotë se në Kuvend kanë fituar ulëse 45 deputetë të cilët në zgjedhje kanë marrë më pak vota sesa ai.
“Boll sistem “pa lidhje” qeky i zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë. 45 deputetë të kësaj legjislature, kanë më pak vota se sa unë, e ata janë zgjedhur deputetë e unë jo! Plus ata të shesin mend tash!!! Me votesit e mi e kundër këtij sistemi zgjedhor”, ka shkruar ish-kandidati i PAN’it për Deputet, Muharrem Nitaj në facebook.
Zëdhënësi i AAK’së edhe më parë ka shprehur pakënaqësi ndaj formës së sistemin zgjedhor në vend. /GazetaExpress/.