Aktuale

Nisma: Ushtria do të bëhet, Thaçi po mundohet që meritat t’i marrë për vete

Nisma për Kosovën shprehet e sigurt se ushtria do të bëhet. Por një gjë e tillë, sipas tyre, duhet të bëhet pa u prishur raportet me partnerët ndërkombëtarë.
Zyrtarë nga ky subjekt duke e komentuar insistimin e presidentit për ushtrinë pavarësisht qëndrimit të partnerëve ndërkombëtarë, thonë se presidenti Thaçi nuk mund të deklarohet ndryshe pasi, sipas tij, ai mundohet që meritat për ushtrinë t’i marrë për vete.

Anëtari i kryesisë së këtij subjekti, Bajram Hasani tha për Express se opozita dhe populli i Kosovës i ka dhënë mbështetje krijimit të ushtrisë dhe ajo do të bëhet pa i prishur marrëdhëniet me miqtë amerikanë.

“Ushtria e Kosovës do të bëhet. Për aq sa i kam ndjekur deklaratat e ambasadorit Delawie ai asnjëherë nuk ka thënë që ushtria e Kosovës nuk do të mund të bëhet ata e kritikojnë vetëm mënyrën.

Natyrisht se Hashim Thaçi as që mund të thotë ndryshe sepse ai dëshiron që meritat për krijimin e ushtrisë t’i marrë për vete”, tha anëtari i Nismës.

Megjithatë, sa i përket deklaratave të presidentit Thaçi për transformimin e FSK-së në ushtri, Hasani theksoi se ka edhe zbutje të qëndrimit të presidentit për ushtrinë dhe mënyrën se si do të bëhet ajo.

“Gjithashtu nëse keni qenë tē vëmendshëm me deklaratat e Thaçit keni mundur ta vëreni se ja zbutje të qëndrimit dhe thotē se ushtria do tē bëhet gradualisht. Po ashtu mos të harrojmë se ky version është propozuar nga Nisma dhe AAK. Këta e kane sjelle Kosovën në këtë gjendje.

Por ajo çka është e rëndësishme është që Kosova duhet të bëhet me ushtri dhe të kompletohet shtetësia, e kush i merr meritat është fare pak e rëndësishme”, ka thënë ai për Express.

Qeveria ka një muaj afat kohor që ta shqyrtojë projektligjin për FSK-në dhe më pas ta dërgojë në Kuvend që më pasë legjislativi ta nxjerr për votim. /Express/

the authorE B