Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën ka thënë se do të ishte mirë që seanca konstituive të mbahej në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme
Këto komente ajo i bëri në takim me presidentin Hashim Thaçi të thirrur për të folur rreth caktimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Në takim pos përfaqësuesve të PAN-it ishte i pranishëm edhe Slobodan Petroviq nga Partia Leberale Serbe, si dhe përfaqësues të minoriteteve.
LAA dhe Lista Serbe nuk Iu përgjigjën thirrjes së Thaçit për takim, njofton Klan Kosova.