Përfaqësuesit e Jose Mourinhos kanë nisur kontaktet me Paris Saint Germain.
The Sun raporton se edhe pse më parë është bërë e qartë se Mourinho është i përkushtuar ndaj Manchester United, përfaqësuesit e tij kanë nisur kontakte me PSG-në dhe se gjiganti francez e ka lënë ofertën e hapur për portugezin nëse gjërat ndryshojnë, transmeton Express.
Jo më larg se një muaj më parë tha se nuk do ta përfundojë karrierën në Manchester United.
“Momentalisht ka diçka të veçantë në Paris”, pati thënë portugezi.
“Magji, cilësi, rini, është fantastike” pati shtuar ai.
Më pas, Mourinho i shpjegoi komentet e tij rreth asaj se nuk do t’i jepte fund karrierës në United, duke thënë se asnjë trajner nuk mund ta zgjasë në një klub si Arsene Wenger dhe Sir Alex Ferguson. /Express/