Aktuale

Nis vazhdimi i seancës për marrëveshjen milionëshe

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare, ku do të diktohet Marrëveshja financiare për IPA.

“Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Marrëveshja IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe BE-së i sjellë vendit 71,15 milionë, të cilat do të shpërndahen në sektorët:

Demokracia dhe qeverisja; Sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore; Energjia; Konkurrueshmëria dhe inovacioni; Arsimi, shëndetësia dhe politikat sociale;
Bujqësia dhe zhvillimi rural Mjedisi dhe Bashkëpunimi regjional.

Seanca u ndërpre dje, meqë LDK nuk votoi fare për këtë marrëveshje, ndërkohë që për ta kaluar atë nevojiten 2/3 e votave.

the authorE B