Aktuale

Nis takimi Thaçi- Vuçiq

Mediat serbe kanë raportuar se takimi në mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij serb, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësim të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini tashmë ka filluar.

Duhet përkujtuar që dy presidentët janë takuar edhe mëngjesin e sotëm në një takim jo-formal në ndërtesën e Shërbimit të Jashtëm në Bruksel

Komisioni Evropian më herët ka njoftuar se qëllimi i këtij takimi është shkëmbimi i mendimeve lidhur me vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

the authorE B