Para pak minutash ka filluar takimi mes kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe shefave të policisë së Kosovës.
Ky takim është thirrur dje nga shefi i ekzekutivit, pasi që siç tha ai, kohëve të fundit është rritur numri i krimeve e i vetëvrasjeve.
“Kam thirrur nesër një takim me krejt shefat e policisë. Është rritur numri i krimeve, vjedhjeve, vetëvrasjeve. Është shqetësuese rritja e këtyre lajmeve. Duhet të bisedojmë, kam thirrur edhe ministrin, është mirë ta trajtojmë me kujdes gjendjen në rend dhe ligj, sepse nuk guxojmë të jemi indiferentë në të gjitha këto që po i dëgjojmë dhe shohim, si rasti i mbytjes së fëmijës atje në Kamenicë, pastaj 14-vjeçari e rastet e tjera”, njoftoi dje Haradinaj.
Megjithëkëtë, takimi në fjalë është duke u zhvilluar pa praninë e mediave.