Në Pallatin e Drejtësisë ka nisur seanca shqyrtuese kundër të dënuarve për terrorizëm në rastin e njohur si “Badovci”.
Gjyqtar i këtij rasti është Valbona Selimi dhe Vesel Ismajli, ndërsa prokurori që ka ndjekur rastin është Drita Hajdari.
Dëshmitari i këtij rasti i cili po merr pjesë në seancë, ka thënë për Indeksonline së ndjehet nën presion të madh për shkakun se aty ndodhën edhe një pjesë e madhe e familjarëve e të dënuarve të këtij rasti.
Ai pretendon se qysh nga fillimi i këtij gjykimi iu është thënë se është në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur ndërsa tani ai është zbuluar në tersi, duke bërë që familjaret e tij të jenë të kërcënuar nga të afërm të dënuarve për terrorizëm.
Sipas vendimit të fundit të Gjykatës Themelore, të dyshuarit për terrorizëm, Besnik Latifi është dënuar me 13 vjet burg, Gazmend Haliti me 12, Milazim Haxhiaj me 10 vjet e 3 muaj, Fehmi Musa me 4 vjet dhe Enis Latifi me 10 vjet burg./Indeksonline/