Nis seanca gjyqësore ndaj ish-komandantëve të UÇK-së, Sylejman Selimi e Sami Lushtaku të akuzuar për krime lufte ndaj popullsisë civile.
Të dy ish-komandantët e UÇK-së kanë dalur sot para Gjykatës Supreme, e cila pritet t`i jap fund rastit të njohur si “Drenica”, transmeton gazetametro.net.
Mediet janë lejuar vetëm të marrin pamje, por jo ta transmetojnë drejtpërdrejtë këtë seancë.
Selimi dhe Lushtaku janë dënuar më parë nga drejtësia për krime luftë, por që avokatet dhe të akuzuarit kanë pretenduar se në asnjë rast nuk është dëshmuar asnjë provë ndaj tyre.