Ka filluar dueli në mes të Shqipërisë dhe Izraelit. Kombëtarja shqiptare është në kërkim të fitores së tretë në Grupin G, që do ta mbante në garë për njërin nga dy vendet e para që mundëson kualifikim në Botërorin “Rusi 2018”.
Në të njëjtën kohë kanë nisur edhe dy ndeshjet tjera të këtij grupi, ku takohen Spanja-Maqedonia dhe Lihtenshtajni-Italia./