Përfaqësuesja e Kosovës sot do të nisë misionin për ndeshjen fillimisht me Kroacinë, e më pas me Ukrainën.
Kosova do të mbajë seancën e parë stërvitore para ndeshjes kundër Kroacisë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas në orën 15.00. Në këtë seancë të parë përfaqësuesen e Kosovës, pritet që ta vizitojë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
Disa lojtarë tashmë gjenden në Kosovë, derisa disa të tjerë pritet të arrijnë gjatë ditës së sotme. Bunjaki shpreson t’i ketë gjithë lojtarët që në stërvitjen e parë para ndeshjes me Kroacinë, që zhvillohet me gjashtë tetor.