Rajon & Botë

Nis hetimi ndaj thirrjeve për vrasjen e Erdoganit

Prokurorët zviceranë kanë nisur një hetim ndaj një baneri që u shpalos gjatë një proteste në fundjavë në Bern, e i cili bënte thirrje për vrasjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Protestuesit që u mblodhën të shtunën në Bern për të protestuar kundër shtimit të pushtetit të Erdoganit, mbanin banera me mbishkrimin “Vriteni Erdoganin me armët e tij” si dhe fotografi me revole drejtuar në kokëne tij, transmeton Express.

Ndërkohë, dje, Ministria e Jashtme e Turqisë e thirri në takim urgjent ambasadorin zviceran në Ankara, të cilit i kërkoi që të ndërmarrë veprime ligjore ndaj personave që morën pjesë në protestë, e cila tërhoqi mijëra demonstrues, përfshirë edhe kurdë.

Zëdhënësi i policisë së Bernit, Dominik Jaeggi, ka thënë se prokurorët do të vendosin nëse ligji zviceran ishte shkelur nga banerat, të cilët policia s’i ka konfiskuar gjatë protestës

the authorE B