Aktuale

Nipi djeg stallën e bagëtive

Një stallë bagëtish është përfshirë nga zjarri në Deçan, me ç’rast janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një fëmijë 6 vjeçar, nip i ankuesit.

Me këtë rast janë djegur ushqim bagëtish si dhe gjësende e mjete makinerie të bujqësisë. Vlera e dëmeve arrin rreth 17.000 euro.

Njësiti i zjarrfikësve ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

the authorE B