M’Baye Niang mund të vlejë 100 milionë euro, Cristian Ansaldi i ka kofshët e Javier Zanettit dhe Nicolas Burdisso është kafshë në kuptimin e mirë të fjalës, sipas skautit të Genoas, Omar Milanetto.
Torino nënshkroi me Niang, Ansaldin dhe Burdisson gjatë kësaj vere, ndërsa Milanetto – o cili e njeh treshen e lojtarëve nga koha kur ata ishin pjesë e Genoas – beson se Torino ka bërë goditje fantastike me rrëmbimin e tyre, transmeton Express.
“Burdisso? Edhe pse është 36-vjeçar, unë e njoh shumë mirë . nuk është lojtar normal, ai është kafshë në kuptimin e mirë të fjalës. Si lojtar është shumë i fortë dhe ka përvojë të çmendur”, ka thënë ai duke folur për ish mbrojtësin argjentinas të Interit.
Ndërsa për Niang ka thënë: “Nëse Niang, në moshën 23-vje♪5are, e kupton se duhet të rritet dhe nëse Torino del të jetë pikë kthese për të, ai do të bëhet njëri prej sulmuesve më të mirë në Seria A. Veren tjetër ai mund të kushtojë 100 milionë euro”.
E për ish mbrojtësin e Interit, Ansaldin, ai ka thënë se përkundër faktit se përballet me lëndime kohë pas kohë, ai do të jetë përforcim i mirë për Torinon.
“Ai mund të bëjë gjëra të mëdha me të dy këmbët, nga të dy krahët. Ai vrapon, harkon dhe godet në mënyrë të përkryer me të dy këmbët. Ai i ka kofshët si të Javier Zanettit”. /Express/