Sulmuesi senegalez pritet të largohet nga Milani.
Mbaye Niang pëlqehet nga disa skuadra të Serie A, derisa së fundmi edhe Torino ka shfaqur interesim për të.
Sulmuesi nga Senegali pëlqehet nga trajneri Sinisa Mihajloviq që prej kohësh është admirues i futbollistit me të cilin kanë punuar bashkë te Milani, transmeton KosovaPress.
Milani nuk dëshiron ta lejojë lojtarin të largohet në huazim, por do që ta shesë përfundimisht atë.
Niang sezonin e kaluar ishte i huazuar te skuadra e Watfordit në Premier Ligë.