Ngutia për t’i ndarë postet qeveritare në mes të partnerëve të koalicionit kishte shkaktuar një pështjellim në emrat e ministrive të reja.
Në programin e Qeverisë është përfshirë edhe Ministria e Zhvillimit Rajonal. Por mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, kur kishte prezantuar emrat e kabinetit qeverisës, nuk e ka përmendur këtë ministri, shkruan sot Koha Ditore.
Në ekspozenë e tij para deputetëve, në seancën e 9 shtatorit, Haradinaj kishte thënë se “ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural” do të jetë Nenad Rikalo, ndërkaq “ministër i Zhvillimit Rural, Rasim Demiri”.
Gazeta ka kërkuar sqarime nga Zyra e Kryeministrit përkitazi me këtë, por ka munguar përgjigjja e tyre.
Megjithatë, sipas programit qeverisës, nuk do të ketë ministri të Zhvillimit Rural, por njëra prej dy ministrive të reja do të quhet Ministria e Zhvillimit Rajonal.
Tjetra është Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë… (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)