Mesfushori gjerman ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë me Arsenalin.
Mesut Ozil ka kontratë me Arsenalin vetëm deri në fund të këtij sezoni dhe marrëveshja e re mes palëve ende nuk është arritur.
Trajneri i ‘Topçinjve’, Arsene Wenger ka pranuar se ka një ngadalësim në bisedime, por ai është optimist se gjithçka do të shkojë mirë, transmeton KosovaPress.
“Kontaktet janë ngadalësuar që nga 31 gushti, pasi kemi nevojë për pak pushim dhe kërkojnë fokusim në gara”, ka thënë Wenger.
“Por do të kthehemi të bisedojmë, shpresojmë që gjithçka do të shkojë mirë”.
Mediat në Angli kanë raportuar që Ozil me qëllim i ka ngadalësuar bisedimet, pasi kërkon transferimin te Manchester United.