Sport

Nga sot De Biasi nuk është më trajner i Shqipërisë

Gianni De Biasi është larguar nga drejtimi i Kombëtares së Shqipërisë, qysh nga dita e sotme.

Ndonëse vetëm një ditë më herë kishte njoftuar që do të largohej nga stoli i kombëtares kuqezi pas përfundimit të eliminatoreve për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’, De Biasi ka vendosur t’i jep fund aventurës, qysh sot.

Në një tjetër konferencë për media, italiani së bashku presidentin e FSHF-së, Armando Duka, ka komunikuar vendimin për lagim.

“E kam menduar gjatë dhe kam vendosur që nuk do të jem më trajner i Kombëtares” , ka nisur De Biasi.

“Në konferencën e mëparshme nuk kisha folur me presidentin. U takuam vetëm më pas, por ai e dinte prej kohësh synimin tim. Largohem sepse besoj se e kam mbyllur detyrën time këtu. Presidenti nuk është dakord, por e ndjej se nuk kam më çfarë të jap”.

“Po të qëndroja do të ishte humbje kohe, sepse shkova edhe përtej asaj që janë funksionet normale”, ka theksuar italiani.