Aktuale

Nga reshjet e shiut, uji depërton brenda Spitalit të Neurologjisë në Prishtinë (Video)

Pas reshjeve të mëdha të shiut, Spitali i Neurologjisë në Prishtinë, është vërshuar nga uji.

Është kati i dytë i këtij reparti në të cilin ka depërtuar uji saktësisht në dhomat e pacientëve, ku në pamjet e dërguara për Klan Kosova nga një lexues, ata shihen se janë detyruar të zhvendosen në koridore.

Sipas dëshmitarëve gjendja aktuale në Spitalin e Neurologjisë, është e mjerueshme.

the authorE B