Aktuale

Nga partia e parë në Kosovë, Vetëvendosje për 9 muaj mbetet vetëm me një komunë

Lëvizja Vetëvendosje doli fituesja më e madhe e zgjedhjeve nacionale të mbajtura në qershor të vitit 2017, ku si parti e vetme, pa koalicione u rëndit si subjekti politik më i votuar në vend.Më hiq më pak se 200 mijë vota.Për të qenë të saktë partia e Albin Kurtit, e që në atë kohë udhëhiqej nga Visar Ymeri, fitoi 200.135 mijë vota, ose 27 %.

Ndërsa Albin Kurti, si kandidat për kryeministër doli si lideri më i votuar në Kosovë me mbi 143 mijë vota.Rezultat po kaq të mirë kjo parti morri edhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në fund vitin e 2017-ës, ku Lëvizja Vetëvendosje fitoi tre komuna.Përveç Prishtinës që e kishte në mandatin paraprak, kjo Lëvizje mori edhe Prizrenin me Mytaher Hasakukën dhe Kamenicën me Qëndron Kastratin.Por Vetëvendosje, i gëzoi shumë pak këto rezultate premtuese që kishte.

“Vetë fundosja” e partisë nisi pak kohë pas zgjedhjeve lokale.Rikthimi në krye të Lëvizjes Vetëvendosje i Albin Kurtit, e përgjysmoi këtë parti.Figurat më të zëshme që thirrnin në votimin e Vetëvendosjes, tani kishin problem me mënyrën e udhëheqjes në këtë parti.Dorëheqjet në VV filluan në korrik të 2017.

Dhe gjithçka lidhet më të “zëshmin” Dardan Molliqaj i cili pas zgjedhjes si deputet, dorëzoi postin e sekretarit organizativ në VV.Arsyet e vërteta do zbuloheshin tek në dhjetor të 2017 dhe janar të 2018, kur dorëzimi i posteve brenda partisë u bënë trend.Të thirrur që të gjithë në pakënaqësi në mënyrën e udhëheqjes së partisë, nga strukturat e partisë u larguan 2 nga 3 kryetarë komunash, 9 deputet, dhjeta asamblistë, e aktivistë.Para Shpend Ahmetit dorëheqje dha kryetari i e Kamenicës Qëndron Kastrati.Tash Lëvizja Vetëvendosje udhëheq vetëm me Prizrenin me Mytaher Hasakukën.

Prishtina dhe Kamenica kanë qeverisje “individuale” ndërsa që shumicën e asamblistëve në kuvendet komunale i kanë të Lëvizjes Vetëvendosje.Të gjitha dorëheqjet u bënë ditë pas dite.

Dhe asnjëri prej të larguarve nga strukturat e VV-së, nuk kanë dhënëDorëheqje edhe nga postet që i kanë fituar në emër të Lëvizjes Vetëvendosje,Që të gjithë mbajnë postet e deputetëve dhe të kryetarëve të komunave.Largimin e kanë bërë vetëm nga partia e Kurtit./GazetaBlic/

the authorE B