Sport

Nga Londra Granit Xhaka uron ditën e flamurit (Foto)

Lojtari futbollistik nga Kosova por që luan në ekipet më të mira botërore , Granit Xhaka nuk e harron vendin e tij asnjëherë.

Edhe pse jeton në Londër dhe luan për klubin londinez “Arsenal”, Graniti e ka pranuar gjithmonë që është shqiptar. Këtë e tregon edhe sot në festën e 28 Nëntorit ku ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku shihet Xhaka me flamur shqiptar, njofton KosovaPress.

Këtë foto lojtari nuk e lë pa një përshkrim dhe pa ia uruar shqiptarëve festën. “Shqiptarë kudo që ndodheni anembanë botës Gëzuar ditën e flamurit” ishin fjalët e Xhakës.

Xhaka gjithashtu ka postuar edhe disa video në instastory ku uron festën me dy këngë shqiptare.

Më poshtë mund ta shihni foton që lojtari ka postuar :