Skënderbeu vazhdon t’u besojë futbollistëve nga Kosova. Te korçarët luajnë aktualisht katër futbollistë kosovarë, Liridon Latifi, Bajram Jashanica, Enis Gavazaj dhe Leonit Abazi. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ndodhet prej disa ditësh në Slloveni ku po zhvillon fazën përgatitore, në një kohë që drejtuesit janë të përqendruar te merkato.
Burime të sigurta pranë klubit kanë bërë të ditur se te korçarët është duke u testuar futbollisti i ri kosovar, Rubik Krajkova. Ai aktualisht është pjesë e Leyton Orient në kategorinë e pestë në Angli.
Futbollisti do të vëzhgohet gjatë këtyre ditëve në stërvitje nga stafi teknik dhe më pas do të merret një vendim nëse do t’i ofrohet kontratë ose jo. /Panorama/