ShowBiz

Nga Cher,Aliyaah dhe Madonna, kështu shndërrohet Kim për Halloween (Foto)

Halloween’ është njëra ndër festat më të shënuara në botë, sidomos në Amerikë nga yjet e shumta të shoëbizit.

E këtë vit, Kim Kardashian ende pa arritur tek data 31, kur edhe shënohet kjo festë ka realizuar tri dukje nga më të ndryshmet.

Në festën e parë, Kim bashkë me shokun e saj të ngushtë, Jonathan Cheban kishin zgjedhur të dukeshin si Sonny dhe Cher, transmeton Indeksonline.

Më pas ajo u vesh, u grimua dhe bëri që shumë të ngjasojë me këngëtaren e ndjerë, Aliyaah, dukje kjo e cila u komentua në mënyrë shumë negative.

Madje disa nga komentet ishin tejet të ashpra lidhur me atë se si mori guximin Kim, të vishej dhe të dukej si Aliyaah, pasi ajo ka vdekur.

Së fundi, Kim bashkë me motrën e saj Kortney u veshën dhe u rregulluan si dy ndër yjet më të famshme në botë.

Kim u shndërrua në Madonnaa dhe Kourtney në Michael Jackson. Të gjitha pamjet dukeshin çuditshëm por duke treguar linjat shumë seksi të Kim./Indeksonline/

the authorE B