Ylli brazilian i Paris Saint-Germainit, Neymari, është i lejuar të kthehet në Francë nga Brazili, ku kishte qenë duke qëndruar përgjatë kësaj kohe që nga përhapja e koronavirusit, përderisa Ligue 1 po e finalizon planin për t’iu kthyer futbollit në fushën e blertë në qershor.
Kanë kaluar më shumë sesa një muaj që kur janë pezulluar të gjitha aktivitetet sportive pothuajse kudo në botë shkaku i përhapjes së koronavirusit, që i goditur klubet edhe në aspektin financiar, transmeton Gazeta Express.
Futbollistët e kanë pasur të pamundur gjatë kësaj kohe jo vetëm të zhvillojnë ndeshje me skuadrat, por edhe të stërviten bashkë me skuadrat e tyre. Ata janë udhëzuar nga klubet të stërviten nëpër shtëpitë e veta.
Gjatë kësaj kohe, shumë futbollistë që luajnë jashtë vendlindjeve të tyre kaun preferuar të kthehen në atje, për aq kohë sa aktivitetet sportive të jenë të pezulluara. Megjithatë, tani shumë prej tyre janë ftuar nga klubet të kthehen, për të qenë gati kurdo që vendoset të rinisin seancat stërvitore dhe ndeshjet.
Kjo gjë ka bërë që shumë klube të përballen me probleme ligjore sa u përket pasaportave të lojtarëve, pasi që shumica e vendeve i kanë mbyllur kufijtë dhe aeroportët si masë parandaluese për koronavirusin,
Megjithatë, sipas gazetës franceze Le Parisien, Neymari nuk do të duhet të presë deri sa të përmirësohet situata në Francë për t’u lejuar të kthehet në Paris, përkundër që Franca është në gjendje të jashtëzakonshme.
Neymari nuk ka nënshtetësi të dyfishtë, përkundër që ka qenë që një kohë të gjatë në Evropë – fillimisht në Spanjë me Barcelonën, pastaj në Francë me PSG-në. Megjithatë, ai i plotëson tri kushtet për të hyrë në Francë para fillimit të Ligue 1: dëshmi rezidence në Francë, leje e vlefshme për rezidencë dhe një helikopter privat për t’u kthyer nga Brazili në Paris.