Sport

Neymar vendos largimin, prezantimi te PSG-ja në fundjavë? (Foto)

Telenovelës Neymar siç duket po i vije fundi. Ylli brazilian ka pranuar të largohet nga Barcelona, transmeton IndeksOnline.

Kështu thonë mediat franceze, madje “Bein Sport” thotë se e ka me burime të sigurta largimin e brazilianit nga Katalunia.

Neymar Jr mbrëmë u fotografua me prindërin duke udhëtuar në një vend që ende nuk është bërë e ditur, por mediat në Spanjë dhe Francë thonë se ai po shkon për t’i kryer testet mjekësore.

25-vjeçari pritet që në fundjavë të prezantohet si lojtari i Paris Saint Germain, me një rekord parash, deri në 197 milionë funta./IndeksOnline/