Sport

Neymar do të bëhet më i mirë se Pele

Legjenda e Brazilit, Marcos Cafu sheh një të ardhme të ndritur për bashkëkombësin e tij Neymar.

Cafu e sheh Neymarin si pasardhësin ideal të njërit prej futbollistëve më të mirë të historisë, Pele e madje deklaron se ylli i Barcelonës mund ta kalojë atë.

Neymar është duke shkëlqyer me Barcelonën dhe është shndërruar në një lider në kombëtaren e Brazilit, transmeton KosovaPress.

“Rekordet ekzistojnë për t’u thyer. Natyrisht se Neymar ka kualitetin e duhur për t’i thyer të gjitha”, ka thënë Cafu.

“Ai është i ri dhe ka gjithë kohën e duhur në dispozicion. Nëse vazhdon të luajë me këto ritme, ekziston mundësia që ai të parakalojë edhe një lojtar si Pele”, ka theksuar ish-kapiteni i kombëtares së Brazilit.

Neymar ka udhëhequr Brazilin drejt medaljes së parë të artë olimpike në lojërat e zhvilluara vitin e shkuar në Rio de Janeiro.