Sport

Neymar rrezikon pezullim të rëndë

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar përballet me pesë ndeshje pezullim, pas kartonit të kuq në humbjen e skuadrës së vet kundër Marseille, për shkak se e kishte qëlluar me shpullë pas qafës mbrojtësin Alvaro Gonzalez, transmeton Gazeta Express.

Paris Saint-Germain humbi 1:0 kundër Marseille, por ndeshja u prish nga skenat e shëmtuara në fund të takimit, pasi pesë futbollistë u përjashtuan me kartonë të kuq për shkak të përfshirjes në një përleshje në fushë.

Neymari ishte i fundit që u përzë nga fusha për shkak se e qëlloi me shpullë pas qafe Gonzalezin.

Ky veprim mund t’i kushtojë shtrenjtë brazilianit, me një pezullim të gjatë të paktën.

Sipas RMC Sport, rregullat e Komitetit Disiplinor të Federatës së Futbollit të Francës thonë se agresioni pa top në fushë, si ai që e kreu Neymar, mund të dënohet deri në 7 ndeshje pezullim.

Nëse arsyeja për karton të kuq vlerësohet si tentim-sulm, ai mund të dënohet me 6 ndeshje pezullim.

the authorGazetaKNN