Sport

Neymar reagon ndaj gjyqtarit pas kartonit të kuq ndaj Marseille

Sulmuesi i PSG-së, Neymar u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Marseille

Neymar mendon se kartoni i dytë i verdhë ishte i ekzagjeruar, sepse gjatë tërë ndeshjes ai ka qenë i fauluar nga lojtarët e Marseille.

“Mendoj se kartoni i kuq ishte i ekzagjeruar. I padrejtë. Tërë ndeshjen kam pranuar mjaft goditje në trupin tim”, tha Neymar për Esporte Interativo.

“Gjyqtari bëri çfarë deshi duke më përjashtuar me të kuq, duke dhënë më shumë se sa kërkuan lojtarët”.

Pavarësisht përjashtimit të Neymar, PSG në fund arriti të merrte një barazim 2:2 me Marseille. /Express/