Sport

Neymar me pyetje të çuditshme për Lionel Messin dhe Luis Suarezin

Sipas raporteve në Spanjë, Neymar ka pyetur Lionel Messin dhe Luis Suarezin nëse ata mund të pranojnë sërish atë në Barcelonë.

Muajin e kaluar, braziliani bëri një rikthim befasues në pjesën e stërvitjeve të Barcelonës për tu takuar me dy ish bashkëlojtarët e tij, transmeton portali arbresh.info. Dhe tani ‘Sport’ pretendon që në një bisedë me Messin dhe Suarezin, Neymar thuhet se ka pyetur dyshen: A do të pranoni rikthimin tim?

Gazeta katalunase pretendon që pyetja e Neymarit ishte përzier me një “buzëqeshje ironike për të fshehur qëllimin e tij të vërtetë” dhe se asnjëherë nuk do të pranoj plotësisht se është i pakënaqur me largimin nga Barcelona.

Así eran nuestros dias, yo contando las noticias ?? Messi @LuisSuarez9 me alegro verlos hermanos pic.twitter.com/QiXphRKGyh

— Neymar Jr (@neymarjr) October 29, 2017

Por, raportet pretendojnë gjithashtu që Neymar është i pakënaqur në Paris Saint Germain pas transferimit të tij për një tarifë rekorde gjatë verës.

25-vjeçari thuhet se është i dëshpëruar nga mungesa e kualitetit në Liga 1 derisa nuk kanë munguar as incidentet në raportin e tij me trajnerin e PSG-së, Unai Emery.

Neymar ka shënuar 11 gola brenda 12 ndeshjeve te Paris Saint Germaini, por mungoi në fitoren e vikendit të kaluar ndaj Angers për shkak të lëndimit.

Sidoqoftë, sulmuesi dukej se ishte plotësisht në rregull në stërvitje te skuadra e Brazilit të martën./arbresh.info/