Sport

Neymar i përgjigjet ashpër presidentit të Barcelonës (Foto)

Neymar e ka kritikuar presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, për shkak të komenteve të kreut të Barcelonës rreth yllit brazilian dhe babait të tij.

Neymar e ka quajtur Bartomeun president qesharak, transmeton Express.

Neymar kaloi nga Barça te PSG këtë vërë pasi francezët e paguan klauzolën e tij prej 222 milionë euro, duke u bërë transferi më i shtrenjtë në histori.

Bartomeu ishte lënë i tronditur nga sjelljet e Neymarit dhe babait dhe agjentit të tij, Neymar Santos Sr., i cili ishte forca shtytëse pas kalimit të tij te PSG.

Bën gabim që i besuam shumë Neymarit dhe babit të tij”, ka thënë Bartomeu.

Por, kur deklarata e tij u postua në Instagram, Neymar u përgjigj në koment duke thënë: “Presidenti është qesharak”.