Sport

Neymar nesër i jep lamtumirën Barcelonës

Neymar nesër do të stërvitet për herë të fundit me skuadrën e Barcelonës
Sulmuesi brazilian, Neymar sonte do të kthehet në Barcelonë, pas një turneu që kishte në Kinë dhe Dubai, ku edhe thuhet se ka kryer testet mjekësore me PSG-në.

Sipas Goal.com, lojtari nesër do të paraqitet në stërvitje, e cila do të jetë e fundit për të me fanellën e Barcelonës.

Ai këtë stërvitje do ta shfrytëzoi për tu përshëndetur me lojtarët dhe stafin e Barcelonës.

Më pas besohet se Neymar do të niset drejt Parisit, ku do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare.

Barcelona në anën tjetër nga largimi i Neymar do të përfitojë 222 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e tij. /Express/