Cavani edhe njëherë është treguar kokëfortë, duke mos ia lejuar Neymarit penaltinë.
Paris Saint Germaini ka fituar 2:0 ndaj Lyonit në “Parc des Princes” me autogolat e Marcelo dhe Jeremy Morel, shkruan Gazeta Express.
Në këtë ndeshje nuk shënuan asnjëri nga treshja sulmuese, Neymar, Cavani e Mbappe, edhe përkundër se sulmuesi uruguaian kishte mundësin e artë nga penaltia.
Fillimisht ishte Neymar ai që dëshironte të ekzekutonte këtë penalti, por ashtu si javë më parë, Cavani hezitoi t’ia japë brazilianit, por që kjo i kushtoi – pasi e humbi atë, ndërsa ish sulmuesi i Barcelonës u largua i nervozuar.
Një tjetër rast ndodhi edhe mes Alves, Cavani e Neymar – sinjale këto se harmonia në ekip nuk është ashtu siç transmetohet. /Gazeta Express/





















