Barcelona ka hyrë në garë për transferimin e Kylian Mbappes
Sipas gazetës franceze, Le Parisien, Barcelona po mendon që ta transferoj Kylian Mbappen nga Monaco
Gjiganti katallan, yllin e ri francez e sheh si pasardhës të Neymarit, i cili është afër kalimit te Paris Saint Germain.
Por, Barcelona nuk do ta ketë të lehtë transferimin e Mbappes, pasi edhe Real Madrid tash e një kohë të gjatë po tenton ta transferoj francezin, përcjell Express.
Kurse, PSG është e gatshme që për Neymarin të shpenzoj 222 milionë euro. Nëse e shet me këtë çmim Neymarin, atëherë Barcelona do të ofertoj pa problem rreth 120 milionë për Dyban. /Express/