Sport

Neymar në PSG? Iniesta ka një lutje për brazilianin

Andres Iniesta, kapiteni i Barcelonës, i ka bërë thirrje Neymarit që ta qartësoj të ardhmen sa më shpejtë
E ardhmja e Neymarit vazhdon të mbetet e paqartë. Lojtari ka një ofertë të majme nga PSG, e cila i ka ofruar Barcelonës 222 milionë euro për blerjen e brazilianit.

Por, kjo zhurmë që po ndodh rreth Neymarit nuk po i pëlqen kapitenit të ekipit, Andres Iniestas. Ky i fundit i ka bërë thirrje Neymarit që ta qartësoj të ardhmen sa më shpejtë

“Të gjithë do të donim që kjo të jetë ndryshe. Por e vetmja mënyrë është që Neymar të flasë”, tha Ineista në një konferencë shtypi përpara El Clasicos.

“Ne duam që ai të qëndrojë me ne, por ne gjithashtu duam që kjo zhurmë të qartësohet, qoftë për vetë lojtarin apo për klubin. Rivendosja e paqes do të ishte në dobi të të gjithëve”, ka theksuar ai.,

“Neymar është një nga lojtarët më të mirë në botë. Unë shpresoj se ai do të jetë në Barcelonë për një kohë të gjatë, është dëshira ime e vetme. Më shumë dua që Neymar të qëndroj sesa Barcelona të fitoj 200 – 300 milion nga shitja”, ka përfunduar ai. /Express/