Dani Alves nuk po mundohet që ta transferoj Neymarin në Paris Saint-Germain
Dani Alves ka mohuar raportimet e mediave se është duke bërë përjkjke që ta transferoj Neymarin nga Barcelona në Paris Saint-Germain
“Unë nuk po përpiqem ta bind askënd, kur flas me të (Neymarin), flasim për gjithçka, përveç futbollit. Nëse është i lumtur, jam i lumtur”, ka deklaruar Alves.
Dani Alves ditë më parë u transferua te Paris Saint-Germain, si lojtar i lirë, pasi kishte shkëputur kontratën me Juventusin.
Ndërkohë, Paris Saint-Germain po mundohet që ta transferoj Neymarin, për të cilin është i gatshëm t’i ofroj Barcelonës 222 milionë euro. /Express/