Sport

Neymar kushtëzon Barcelonën

Braziliani Neymar, nuk është treguar aspak i matur në raport me zyrtarët e skuadrës, shkruan zeri.info. “Unë ose ai”. Ky është kërcënimi që Neymar u ka bërë drejtuesve katalonas pas një debati që ka pasur me ndihëstrajnerin Juan Carlos Unzue.

Këtë detaj e ka zbuluar e përditshmja “Mundo Deportivo”. Ngjarja ka ndodhur në stërvitjen e 4 majit, kur ndihmësi i Luis Enriques i ka “tërhequr” veshin brazilianit, duke i thënë se duhej të përqëndrohej më shumë, madje i ka kujtuar shembullin e Ronaldinhos që sipas tij ka qenë lojtar shumë i rëndësishëm, por falë shpërqëndrimit nuk arriti të merrte maksimumin nga karriera e tij.

Kjo këshillë nuk i ka pëlqyer aspak sulmuesit që i është kundërpërgjigjur ndihmëstrajnerit. Kërcënimi ka mbërritur deri në zyrat e drejtuesve të lartë të klubit, të cilët ende nuk kanë marrv asnjë vendim./Zëri/