Sport

Neymar kundër yjeve të futbollit deri në moshën 25 vjeç, më i miri (Foto)

Neymar do të transferohet nga Barcelona në PSG për 222 milionë euro, duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit
Shumë analistë dhe tifozë janë duke vënë në dyshim kualitet e Neymar, por statistikat e brazilianit tregojnë krejt diçka tjetër.

Neymar në shkurt mbushi 25 vite dhe nëse krahasohet me yjet tjerë në këtë moshë si Leo Messi, Cristiano Ronaldo apo Ronaldinho, atëherë ai është shumë më i mirë.

Ai deri me tani për klube dhe Brazilin është paraqitur në 512 ndeshje, ku ka shënuar 311 gola.

Në të njëjtën periudhë Leo Messi kishte 422 paraqitje dhe 295 gola të shënuar, ndërsa Ronaldo kishte 459 ndeshje të luajtura dhe vetëm 189 gola.

Neymar qëndron shumë më mirë me statistika edhe se yjet tjerë të futbollit si Ronaldinho, Wayne Rooney apo Thierry Henry. /Express/