Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti deklaron që Neymari “ka pasur arsyet e tij për largim” nga klubi për transferim te Paris Saint Germaini këtë verë.
Sulmuesi brazilian u largua nga klubi katalunas për një tarifë prej 222 milionë euro që theu rekord botëror pasi parisianët aktivizuan klauzolën e tij të lëshimit në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
“A jam i befasuar? Po dhe jo – një lojtar i rëndësishëm të largohet nga Barcelona është e çuditshme”, u tha Umtiti gazetarëve derisa vazhdon të jetë në detyrë me kombëtaren e Francës.

“Ky është një klub shumë i madh por ai kishte arsyet e tij, gjëja më e rëndësishme është skuadra dhe klubi”
“Nëse një lojtar dëshiron të transferohet diku tjetër atëherë ju duhet ta pranoni këtë dhe të fokusoheni në qëllimet e përbashkëta”
“Me plotë sinqeritet, ai na tregoi neve në ditën kur u largua për të nënshkruar në Paris”, përfundoi Umtiti./arbresh.info/





















