Sport

Neymar ka një mesazh për Real Madridin

Neymar po vazhdon të flet për të ardhmen e tij.
Neymar duket se e dëshiron largimin nga PSG-ja në afatin e verës.

Ylli brazilian është duke u kërkuar nga Real Madrid, andaj ka bërë me dije se të ardhmes nuk i dihet.

“Reali është njëri nga klubet më të mëdha në botë”, tha Neymar për Globon, përcjell lajmi.net.

“Të gjithë që ndiqen nga Real Madridi do të tërhiqeshin që të luanin aty, por unë jam i lumtur në Paris.

“Por askush nuk e di të ardhmen, nuk po them se do të luaj për Real Madridin.”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/