Sport

Neymar ka një lajm të keq për Real Madridin

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar ka zbehur spekulimet rreth largimit nga klubi dhe transferimin në Real Madrid.

Neymar spekulohet se është afër transferimit në Real Madrid dhe se marrëveshja mund të arrihet para Kupës së Botës.

Por, braziliani ka mohuar spekulimet me një postim në rrjetet sociale, përcjell “lajmi.net”.

“Krenar ta veshi fanellën e re dhe të vazhdoj t’ju dhuroj gëzim”, ka shkruar Neymar në “Twitter” ku postoi një foto me fanellën e PSG-së për sezonin 2018/19. /Lajmi.net/