Sport

Neymar: Ja çfarë më tha Messi kur më pa duke qarë te Barcelona

Neymar është kthyer të flas për kohërat e vështira te Barcelona e po ashtu për miqësinë me Lionel Messin.

Futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, ka thënë se ka pasur fillim të vështirë te Barcelona kur ishte transferuar në vitin 2013, duke thënë se ka qarë me lot pas një paraqitje jo të mirë.

Ishte Lionel Messi që i ishte afruar lojtarit për t’i dhënë inkurajim.

“Messi më pa duke derdhur lot, sepse nuk kisha një pjesë të parë të mirë. Ai e pa që isha i trishtuar, dhe nisi të më flasë”, deklaroi Neymar.

“Duhet të jesh vetja. Luaj futboll dhe mos i lejo ata të të frikësojnë”, i kishte thënë Messi Neymarit./Lajmi.net/